reklamë

“Të dehemi sonte”, poezi nga Alban Hajrushi

A të pi pak raki,
apo të dehem në dashuri?

S’di cilën rrugë ta zgjedhi…
Rakia më helmon,
dashnia më deh deri në amshim.
Prandaj,
hiqe gotën.
Më lër të dehem
në buzët e tua si verë e kuqe,
në përqafimin tënd pa mbarim.
Se rakia të lë dhimbje koke,
kurse ti…
më lë zemrën pa kthim.
E nëse prapë dehem,
le të thonë se jam i pirë.
S’ka nevojë t’ua shpjegoj,
që vera s’ishte në gotën time.

ObserverKult