
Kur lëshohen palë-palë dhimbjet
e palohen mbi synin tan
e t’bahen sari damarët e ballit
çehre gjethesh vjeshte
Çohem unë
dal n’qytet
rrugëve
lumit
malit
e thërras në emën Zotin
dhe ia kujtoj lutjen tane
lutjen për plagën
qepjet me pej teli
netët qindvjeçare
dhomat-burgje me dyer kafe
Kthehem unë tek ti
mëngjeseve me duart bosh
se ky fat i p’shurrt
asht i yni
E ti, bir, rri
rri n’kambë si burr
para skuadrës së pushkatimit.
ObserverKult






