reklamë

“Idil për Afërditën”, poezi nga Giorgos Chronas

Karficat e mia të flokëve, qysh në fillim,
T’i kisha hedhur në zjarr.
Flokët e mi, t’i pres për ju.
Kështu siç do të vish prej natës së lagësht,
Hijen time do të shquash.
Nëse të bëj të vish prej burimeve,
Flokët e tu do të jenë të butë.
Nëse të bëj të vish prej kafeneve,
Duhmën e tyre do ta ndjej në ajër.
Ah, do të të imagjinoj aq të bukur,
Natën vonë të zbresësh nga vagoni,
Dhe dritat e stacionit të jenë të fikura, të gjitha,

Të kërkosh për një hamall, një ndihmës,
Dhe kështu, të mos arrish në kohë
Do bëj të fryjë erë, të tundi lehtas fustanin tënd,
erë aq të lehtë,
sa që gjethet e shpëndara në pllakat e dyshemesë,
të mos i levizë.
Do vë disqe në gramafon.
Në dritaren lart, do hap çarçafët.
Ej, ju me valixhet atje, do therras:

– Ejani lart, ngjitni shkallet!
Ç’kërkoni këtu në këtë orë?
Unë një stiliste e humbur,
Këtyre fshatrave,
Këtyre limaneve të përmbytura,
Ku t’i gjej paratë, të realizoj ëndrrat e mia?

Vijnë gra me paruke,
Dërdëllisin, kanë vdekur, por ende s’e kuptojnë,
Ulen, rëndë-rëndë, në karrige,
Shfletojnë revistat,
Kokën ua besojne duarve të mia.
Një lëvizje të bëj, ua preva!

Tani që klientet e mia mbrrijnë
Poshtë maskave dhe janë të panjohura.
-As njëra – tjetrën nuk e njohin!
Në ç’shesh, në ç’kinema të qytetit,
të shkoj dhe të thërras:
– Ej, ju trupa pa kokë, ç’këmbëngulni të kriheni?

Në krehjen e fundit që bëra,
Vura dy – tre karfica.
Me kordele i lidha flokë t mbrapa.
I thashë: – Kthehu arave nga ke ardhë, vajzë e dashur!
Këtu ç’na mbahesh me të madhe.
Përse vjen tek unë me kaqë potere,
Një luk të ri të të jap?!, –
Derisa atë e kishe, e humbe,
Tjetrin, që kerkon, ku do ta gjesh?

– Të Premten e Madhe, pothuaj ai më la.
Iki për Zagreb, më tha.
E pashë herën e fundit nga pasqyra.
Pinte duhan. Fisnikërisht ua bënte me dorë,
Burrave përballë, që ngarkonin plaçkurina;
Frigoriferë, qilima, erëza.
Qendrova para pasqyrave, derisa u shua,
Zhurma e makinave të tyre.

Në mbrëmje, kapëset e flokëve, pudrat,
Krehërat dhe oksigjenete, i flaka në dysheme.
Varëse rrobash vura rreth e rrotull.
Ndeza radion.
Asgjë. Asgjë më!
E ndjera ime Aferditë!
Përmes pasqyrës fanitmu,
Dhe sillëm si dikur nënën tim
Të mbytur.
Kështu siç do të fanitet përpara karrigeve,
Midis plaçkurinave të dhomës,
Lere të hyje dhe të shtrihet përdhe.
E përgjumur, si dikur do më thërrasi:

– Shko, leri ato bëmat e tua.
Të gjesh dikë të martohesh.
Lyerjet dhe permanentet t’i braktisësh!

Nga kjo pasqyra ime e thyer, shfaqu,
E ndjera ime Afërditë!
Dhe sillëm mua, si dikur, Evdhoqinë.
Tek kjo kutizë hedh të hollat,
Hedh ato pak lekë që fitoj.
Disa dhjetëshe që më tepërojnë,
Merri dhe jepja asaj.
Dhe cili fustan, cila këmishe natë t’i pëlqejë,
Blija!
Unë të mos përfundoj e vetmuar.

Solli në shqip Dashamir Malo

*Shkëputur nga vëllimi poetik “Poezi të zgjedhura”, Milosao (2005).

ObserverKult


Lexo edhe:

Dashamir Malo: Bëra të iki s’di se ku