
Nga Blerim Valla
Në kuadër të festivalit kulturor “Ditët e Shqiptarit” edicioni i 3-të që po mbahet në Gjakovë, skulptori i njohur gjakovar Gëzim Saliuka ka hapur ekspozitën e tij të radhës, në vendlindjen e tij – gjegjësisht në oborrin e shtëpisë së tij. E ku janë ekspozuar mbi 100 punime – skulptura në gur, në dru e miniatura të shumta të tjera, pastaj skulptura në bronzë materiale. Kjo ekspozitë dëshmon edhe një herë që autori padyshim është sot skulptori më reprezantativ i artit pamor shqiptar.
“Histori në Gur” është titulli i ekspozitës që sjell para publikut punime të krijuara ndër dekada, prej periudhave të ndryshme të rrugëtimit artistik të Gëzimit nga Gjakova, Prishtina e deri në Hollandë. Në moshën 70-vjeçare, ai e hap në atelienë e tij dhe na fton me e përjetu një ekspozitë jetësore, ku secila skulpturë bartë një pjesë të përvojës, identitetit dhe kujtesës së tij. Kjo ekspozitë nuk është veç prezantim i veprave të një artistit, po edhe një mundësi me e njoftë ma afër kontributin e tij shumëvjeçar në artin pamor kosovar ( mbi 40 vjeçar). Duke hyrë në atelienë magjike të shtëpisë të Gëzim Saliukës publiku i shumtë zbulon format që kujtesën e bajnë të prekshme!
“Histori në gur” – Gëzim Saliuka e shndërron oborrin e shtëpisë në një galeri të hapur arti
Në një koncept të rrallë artistik, Saliuka e shndërroi oborrin e shtëpisë dhe atelenë e tij në një galeri të hapur, duke i dhënë publikut mundësinë të përjetojë artin në një hapësirë ku krijimtaria, kujtesa dhe vendlindja bashkëjetojnë natyrshëm. Për kryetarin e Fondacionit për Gjakovën, Ermal Hasimja, fondacion ky që ka futur në agjendën e vet edhe hapjen e kësaj ekspoziteje të G. Saliukës në kuadër të festivalit kulturor të sivjetëm “Ditët e Shqiptarit 3”, kjo ekspozitë me titull “Histori në gur” nuk është vetëm një ekspozitë skulpture, por edhe akti i hapjes së një hapësire të re artistike në Gjakovë – një oborr që shndërrohet në skenë kulture, në vendtakim dhe në një atelie të gjallë të kujtesës.
Kurse kuratori i ekspozitës, kritiku i artit Skënder Boshtrakaj, e cilësoi këtë ngjarje si shumë më tepër se një ekspozitë skulpture. Sipas tij, ajo shënon lindjen e një hapësire të re kulturore në Gjakovë – një oborr që kthehet në muze të hapur, vendtakim artistësh dhe atelie të gjallë, ku publiku do të ketë mundësi ta ndjekë nga afër procesin krijues të skulptorit. Boshtrakaj vlerësoi se ekspozita përmbledh një rrugëtim krijues mbi 40-vjeçar, nga veprat e viteve ’80 deri te krijimet e realizuara ndërmjet Kosovës dhe Holandës. Ai theksoi se te Saliuka guri nuk është vetëm material, por bartës i kujtesës, ndërsa skulpturat e tij flasin për njeriun, historinë, identitetin dhe simbolikën shqiptare, duke dëshmuar se arti i mirë mbetet gjithmonë bashkëkohor.
Një punë mbi 40-vjeçare mes Kosovës dhe Holandës. Gëzimi vjen në oborrin e vet, i cili shndërrohet në një pikë kulturore, në një muze të hapur, në një galeri ku së shpejti shpresojmë që jo vetëm qytetarët e Gjakovës, por edhe një numër i madh të rinjsh, ta shohin skulptorin gjatë punës, duke gdhendur dhe duke trajtuar tema të ndryshme të estetikës së Gëzimit, theksoi Skënder Boshtrakaj, kritik i artit dhe kurator i ekspozitës në fjalë. Ai shtoi se: “Veprat e Qazim Saliukës – Gëzimit nuk janë vetëm dëshmi të një krijimtarie të gjatë, por edhe gjurmë të një jete të ndërtuar ndërmjet artit, materialit dhe kujtesës. Në to shihet dora e skulptorit që e njeh formën nga brenda, por edhe përvoja e dizajnerit që e kupton funksionin, hapësirën dhe masën. Kjo ekspozitë na sjell një rrugëtim katërdhjetëvjeçar, nga punimet e hershme të viteve ’80 deri te krijimet e mëvonshme ndërmjet Kosovës dhe Holandës. r është krijuar. Ai vazhdon të flasë, të rishfaqet dhe të na ftojë ta shohim edhe një herë njeriun, trupin, historinë e kombit, kujtesën dhe gurin. Edhe titulli “Histori në gur” është i qëlluar. Këtu guri nuk është vetëm gur, guri kujton” ka përfunduar S. Boshtrakaj.
Piktori i njohur Gemb Xërxa e quajti shtëpinë e skulptorit një “shtëpi të kulturës”, duke vlerësuar fuqinë artistike, mjeshtërinë dhe larminë e punimeve në gur, dru dhe materiale të tjera. Ai ndaloi veçanërisht te vepra “Shqiponjat në një Plis”, të cilën e cilësoi si një metaforë të fuqishme të identitetit, kujtesës dhe qëndresës shqiptare, ku tradita dhe arti bashkëkohor ndërthuren në mënyrë të natyrshme” tha G. Xërxa. Vetë autori, Gëzim Saliuka, tha se talenti nuk mjafton pa punë dhe përkushtim. “Shumë njerëz kanë talent, por nuk punojnë. Unë kam punuar vazhdimisht, sepse relaksohem duke krijuar. Gjuha ime si artistë është gdhendja është skulptura,” u shpreh ai.
Ekspozita sjell dhjetëra vepra të krijuara ndër dekada, ku figura njerëzore, format mitike, motivet zoomorfe dhe abstraksioni ndërthuren me mjeshtëri. Përmes gurit, drurit dhe materialeve të tjera, Saliuka ndërton një dialog mes historisë, kujtesës kolektive dhe identitetit shqiptar, duke e bërë gurin jo vetëm material artistik, por dëshmitar të kohës. Me këtë ekspozitë, Gëzim Saliuka nuk prezantoi vetëm një krijimtari të pasur artistike, por edhe një model frymëzues se si një hapësirë private mund të shndërrohet në një qendër të kulturës dhe artit, duke pasuruar jetën kulturore të Gjakovës dhe duke i dhënë manifestimit “Ditët e Shqiptarit” një nga ngjarjet e tij më të veçanta. Ndryshe, “Histori në gur” paraqet një larmi qasjesh formale, ku shumë prej skulpturave ndërtohen mbi figurën njerëzore: kokat, bustet dhe trupat e deformuar në mënyrë poetike. Një pjesë e veprave paraqesin botën zoomorfe, mitike dhe simbolike, figura që pasqyrojnë mbetjet e një civilizimi të lashtë. Gëzim Saliuka është skulptor i njohur shqiptar ndër më aktivët dhe më produktivët gjithsesi me një karrierë të gjatë artistike. Ai shquhet për kontributin e tij shumëvjeçar në artin pamor kosovar, duke gdhendur në gur pjesë të përvojës, identitetit dhe kujtesës së tij. Punimet e tij të prezantuara janë të krijuara ndër dekada dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme të rrugëtimit të tij artistik.
Ekspozita e Gëzim Saliukës sjell një format të rrallë prezantimi për artin pamor në Gjakovë. Pjesëmarrja e madhe e publikut, atmosfera e krijuar dhe vendimi për të shfrytëzuar oborrin e shtëpisë krijoi një ambient intim dhe mikpritës për komunitetin lokal. Është një urë lidhëse emocionale mes tij dhe vendlindjes duke u kthyer në vendlindje si një artistë tashmë me famë ndërkombëtare. Materiali kryesor i përdorur është guri, i cili trajtohet me mjeshtëri për të nxjerrë në pah forma jetësore dhe historike. Skulpturat e tij gërshetojnë elemente të traditës kombëtare me teknika moderne të gdhendjes. Përzgjedhja e gurit natyror bën që veprat t’i rezistojnë kushteve të ambientit të jashtëm ku janë ekspozuar. Duke qenë e vendosur në një ambient privat të kthyer në galeri ekspozita mbetet e hapur për vizitorët gjatë ditëve të manifestimit Ditët e Shqiptarit 3.
Gëzim Saliuka është një skulptor i njohur shqiptar që shquhet për punimet e tij unike ku gërsheton artin me trashëgiminë kulturore dhe historinë kombëtare. Tematikat kryesore që dominojnë në ekspozitën “Histori në gur” të skulptorit Gëzim Saliuka lidhen ngushtë me identitetin kombëtar, ruajtjen e kujtesës historike dhe traditën shqiptare. Përmes gdhendjes së gurit, ai sjell në jetë motive të rëndësishme që pasqyrojnë të kaluarën dhe kulturën tonë. Shtyllat kryesore tematike të kësaj ekspozite përfshijnë:
Figurat Historike: Portretizimi i personaliteteve dhe heronjve që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare
Mitet dhe Legjendat: Gdhendja e simboleve mitologjike dhe elementeve të lashta të folklorit kombëtar. Trashëgimia Kulturore: Rikrijimi i motiveve tradicionale etnografike dhe detajeve të jetës autoktone shqiptare. Qëndresa dhe Kujtesa: Skulptura që simbolizojnë sakrificën, mbijetesën dhe lidhjen e pashkëputur të shqiptarit me tokën dhe gurin. Jeta në mërgim (Holandë) dhe përzgjedhja e gurit si lëndë e parë janë dy shtyllat kryesore që formësojnë dhe i japin shpirt krijimtarisë së skulptorit Gëzim Saliuka. Këta dy faktorë ndërveprojnë fuqishëm për të sjellë mesazhet e tij artistike te publiku. Distanca nga vendlindja ka shërbyer si një motor shtytës. duke e kthyer punën me gurin në një formë “terapie” kundër mallit. Ekspozita në oborrin e shtëpisë së tij në Kosovë (gjatë manifestimit “Ditët e Shqiptarit”) përfaqëson përmbushjen e ciklit të mërgimtarit që rikthehet për të kontribuar në vendin e vet.
ObserverKult










