reklamë

Galeria Kombëtare e Kosovës ofron për publikun qasje në një pjesë të koleksionit të saj

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, publiku do të ketë mundësi të vizitojë një pjesë të koleksionit të saj përmes programit “Koleksioni i Hapur”.

Sipas njoftimit, ky program u ofron vizitorëve qasje në një pjesë të koleksionit të GKK-së, duke krijuar mundësi për t’u njohur më nga afër me veprat dhe fondin artistik të institucionit, nën udhëheqjen e stafit profesional.

Vizitat organizohen çdo të martë dhe të mërkurë, nga ora 10:00 deri në 16:00, dhe realizohen vetëm me rezervim paraprak.

ObserverKult


Lexo edhe:

Ekspozita që bashkoi artistët shqiptarë në Gjakovë