reklamë

Ardiana Thaçi: T’i njof tana ngjyrat, hanë…

T’i njof tana ngjyrat, hanë,

po apet dal me t’i pa,

me i pa edhe ato ngjyra

që m’vjen mendja se i fsheh prej meje.

Hanë,
sonte je e kuqe,

ama s’je ti,

asht reflek­timi jem

mbi botën e përçudnueme.

Unë jam e kuqe n’hesapet e mia,

n’të netët pa hanë,

t’u i numru t’metat
e vërtetat
që i mbaj.

Hanë, pse s’munesh me qenë

ma shumë e kuqe,

që unë me u ba ma shumë ajo -

ajo e andrrave, e mendjes së pafiltrueme,

ajo që sheh përtej kornizave t’jetës,

e kuqja e rrallë e hanës,
e
jo veç n’andrrat e mia.

E zakonshme jam ditëve me diell,

e ti je hanë e kaltër,
herë e bardhë,
herë e artë por gjithmonë ti,

n’qiellin tem t’natës.

ObserverKult


Lexo edhe:

“Veç 6:41”, poezi nga Ardiana Thaçi