reklamë

“Rrënjë në stuhi”, poezi nga Nexha Reçica

Mos e zgjo sot shpirtin me frikën e së djeshmes.
Lëre natën pas shpine,
aty ku i përkasin hijet.

Ti ke lindur përsëri
bashkë me këtë dritë.

Ec përpara
edhe nëse rruga mban ende gjurmë stuhie.
Pemët që kanë njohur dimrin
nuk tremben nga era-
ato i mbajnë rrënjët më thellë.

Sot mos kërko dritë.
Bëhu dritë.

Dhe le të mësojë dita
se disa shpirtra
nuk thyhen nga errësira-
ata ndizën më fort brenda saj.

ObserverKult


Lexo edhe:


Nexha Reçica: Pranë teje