A duhet ta fajësojmë veten për gjithçka?…Jo. Asnjëherë!

Ndonjëherë kur asgjë nuk shkon qysh do të duhej, kur ndjehesh e rraskapitur dhe e topitur nga jeta, sikur ndjenë një mpirje në gjithë trupin dhe të vjen ta pickosh veten,  vetëm për të kuptuar që ende je gjallë.

Kam kuptuar që atëherë është e rëndësishme të ulem dhe thjesht të kaloj ca kohë duke analizuar gjërat, problemet që më shqetësojnë, gjërat që më bëjnë ajo që jam.
Që duhet t’i mendoj përveç gjërave të çuditshme, gjërave të errëta  edhe ato të dashurat, momentet e zemrës.
Një kujtim të vogël.
Një çast të ëmbël…

Dhe sa herë që e bëj këtë, më pushton një ndjenjë shërimi.
Tekefundit pse duhet vënë faj vetes për gjithçka…
Mjafton të kujtojmë veten si kemi qenë dikur, përpara se jeta të bëhej shumë e dhimbshme për t’u duruar. Dhe se gjithçka pas nuk ka ardhur vet, por me gjithë njerëzit e tjerë me të cilët na ka përplasur jeta e rrethanat. Se edhe në ato rastet të cilat tash i vuajmë s’kemi qenë fillikat, e prandaj as s’duhet ta marrim përsipër gjithë ndjesinë e fajit veç vet.

Kur bota bëhet e ashpër duhet t’i dilet përballë. Me plot guxim!

Përveç fshesës me të cilën do t’i zhdukni gjithçka ju bënë të ndiheni keq, të nxirrni si një album fotografish të vjetra edhe momentet e dashura për ju.
Dhe pikërisht ato të jenë motivimi për të ecur tutje, për të ecur para, për të hapur rrugë edhe nëse ajo s’ekziston!/Teuta Dumoshi

ObserverKult


përputhen silvana heshtja

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: BOTA ËSHTË E MBUSHUR PLOT ME NJERËZ TË KËQINJ DHE TË PABESË

Nga Silvana Kola-Loka

Jeta është e mbushur plot njerëz të këqinj dhe të pabesë! Kjo është ndër frazat që dëgjoj më shpesh në praktikën si terapiste.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


visar zhiti

VISAR ZHITI: MIRËMBRËMA, PRISHTINË!

Mirëmbrëma, Prishtinë!
Sa e kam pritur këtë natë
Të hyjë mes netëve të mia.
Dua dy cigare nga ti

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult