A mund të të harrojë ndonjëherë…

faji im mos zemrën musa vyshka
Foto ilustrim

A mund të të harroj, poezi nga Fridrih Volf

A mund të të harroj, më thua?
Ah, e dashur, për këtë pyetje që bën ngahera.
Do të të bëj plot kundërpyetje të tjera
Dhe ti pastaj përgjigjmu mua!

Drurët e pyllit, më thuaj pra,
E harrojnë diellin që i zgjon në pranverë?
Dhe në dimër, kur bora sipër do t’u bjerë,
S’e shohin diellin në ëndërr ata?

Dhe përroi që rrjedh ledh më ledh me furi
E harron dot burimin e vet,
Që nga thellësi e shkëmbinjve buçet
Dhe rrugën i çel atij në liri?

Po zogu vallë i harron
Ajrin dhe flatrimin që në qiell e ngrënë?
Po luzma e bletëve kur zë folenë,
Aromën e luleve nuk e kujton?

Dhe një njeri që i gjeti të gjitha te ti,
Burim, flatrim, ajër, aromë dhe diellin e nxehtë,
O, e dashur, ma thuaj vetë,
A mund të të harrojë ndonjëherë ai?

Përktheu: Petraq Kolevica

———————

Lexo edhe:

Petraq Kolevica: O shpirti im, përse rri zgjuar?

Kliko edhe:

10-VJEÇARJA SHQIPTARE GJENI QË DËSHIRON TË BËHET SHKENCËTARE, POR JASHTË SHQIPËRISË

Perla Cinga është një 10-vjeçare nga Tirana që pavarësisht rezultateve të shkëlqyera në mësime e gjuhë të huaja, është gjithnjë në kërkim të dijes. Ajo po mëson gjuhë kineze, si gjuhën e së ardhmes, ndërsa shpreson që një ditë të bëhet shkencëtare me emër.

“Në një test psikologjik jam klasifikuar si fëmijë gjeni, por kjo është arritur me punë. Pasi mbaroj shkollën unë shkoj çdo ditë në kurs. Çdo ditë do të kem një kurs dhe duke punuar kaq shumë kam arritur këtë rezultat.”

Perla Cinga ishte fare e vogël, kur prindërit e saj kuptuan se vajza e tyre ishte e veçantë. 

“Mua më ka pëlqyer shkenca që kur isha 7 vjeç. Kam lexuar enciklopedi, por në moshën 8-vjeçare jam fokusuar më shumë në shah. Kjo është medalje e çmimit të dytë për vajza. Në fakt jam ndeshur edhe me djem sepse nuk kishte shumë vajza, por kam fituar çmimin e dytë në Mal të Zi…”

Ajo është nxënëse e shkëlqyeshme, ka inteligjencë të zhvilluar dhe është e apasionuar pas shkencës.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult