A pajtoheni? I pasur je nëse jep, jo nëse merr!

Erich Fromm, ishte psikolog, psikanalist, sociolog dhe filozof humanist gjerman. Studioi dhe botoi punë në një larmi fushash, përfshirë psikologjinë, antropologjinë, fenë, etikën, psikanalizën, sociologjinë dhe filozofinë.

ObserverKult ua sjellë disa thënie të Erich Fromm:

Ekziston vetëm një kuptim i jetës: akti i të jetuarit.

Dashuria është një veprim, praktikimi i fuqisë njerëzore, i cili mund të praktikohet vetëm në liri dhe kurrë si rezultat i detyrimit.

Dashuria nuk është kryesisht një marrëdhënie me një person specifik; është një qëndrim, një shugurim i karakterit që përcakton lidhjen e personit me të gjithë botën si një e tërë, jo ndaj një objekti të dashurisë.

Të vetmit të pasur të vërtetë janë ata që nuk duan më shumë se sa kanë.

Përgjigja e pjekur ndaj problemit të ekzistencës është dashuria.

Dashuria e papjekur thotë: “Unë të dua sepse kam nevojë për ty”. Dashuria e pjekur thotë: “Unë kam nevojë për ty sepse të dua”.

Personat egoistë janë të paaftë të duan të tjerët, por ata nuk janë të aftë ta duan as veten e tyre.

Jo ai që ka shumë është i pasur, por ai që jep shumë.

Ndërsa ngjitemi në shkallët shoqërore, ligësia vesh një maskë më të trashë.

Nuk mund të bësh mirë ndaj botës, pa e lënë veten shpesh herë keq.

Rreziku i së shkuarës ishte që njerëzit bëheshin skllevër. Rreziku i së ardhmes është që njerëzit mund të bëhen robotë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ERICH FROMM: NJERËZIT NORMAL JANË TË SËMURË!

Erich Fromm: Njerëzit normal janë të sëmurë!
Pjesë nga intervista me psikologun dhe filozofin Erich Fromm (1977)
Përshtati: Ardian Batusha

“Njeriu është e vetmja gjallesë që mund të mërzitet, të jetë i pakënaqur, ta ndjejë veten të përzënë nga parajsa. Njeriu është e vetmja gjallesë, për të cilën ekzistenca e vet përbën një problem, të cilin ajo duhet ta zgjidhë dhe të cilin ajo s’mund ta shmangë. Ai s’mund të kthehet në gjendjen paranjerëzore të harmonisë me natyrën; ai duhet të vazhdojë të zhvillojë arsyen e vet derisa të jetë bërë zot i natyrës dhe zot i vetes së vet.” Erich Fromm – Njeriu për veten

INTERVISTA

– Ju keni shkruar: Ne sot po jetojmë në një shoqëri me njerëz të palumtur. Si erdhët deri tek ky përfundim i pabesueshëm?


Erich Fromm: Për mua nuk është aspak e pabesueshme, mjafton të hapni sytë. Dhe mund ta shihni edhe vet. Shumica e njerëzve pretendojnë se janë të lumtur, madje këtë ja thonë edhe vetes së tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult