Pushkin: Loti
Dje, pranë kupëzës me verë,
Me një kusar qëndrova,
I heshtur dhe me shpirtin- vrer
Në rrugë larg vështrova.
“Përse në rrugë – ai më thotë,-
Shikon e nuk bën zë?
Ti s’ke përcjellur gjerë më sot
Ndonjë njeri në të.”
E ula kokën i nemitur,
Me duf i pëshpërita:
“Kusar, e shtrenjta më ka ikur!…”
Së thelli psherëtita.
Në kupëzë një pikë lot,
Prej syrit seç më ra.
“Për vashën qan ti foshnjë sot?
Mblidh veten!”-trimi tha.
“Kusar, ti brengë s’pe në jetë,
Nga unë pra mësoje:
Mjafton një pikë lot medet,
Që kupën ta helmojë.”
Shqipëroi: Jorgo Bllaci
ObserverKult
Lexo edhe:
Të desha fort dhe ndoshta zjarr’ i parë
Në shpirtin tim s’u shua përgjithnjë.
Po ç’ta lëndoj një plagë të përtharë…
Nuk dua të sendisesh kurrë më.
Të desha fort, i heshtur, shpresëshuar,
Me drojti e me zili, pa hapur gojë.
Me ç’afsh e ç’zjarr të pata dashuruar,
Një tjetër, dhëntë Zoti, të të doje.
Përktheu: Petraq Kolevica
Lexo edhe:
RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…
Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.
Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.
Pakkujt që lëviz kalimthi nëpër Shqipëri apo që rastësia e çon nëpër qytete të ndryshme të vendit, e di se shumë prej ndërtesave të rëndësishme publike, si spitalet shtetërore apo objekte industriale, si fabrika dhe uzina (sot të dalë jashtë funksionit dhe të braktisura në mëshirë të fatit) mbajnë autorësinë e punës së një shqiptaro-gjermaneje, siç është edhe Edith Kolevica.
Inxhinierja e ndërtimit, që u njoh me zbatimet në terren që në moshën 25- vjeçare, edhe pse me nota nostalgjie, tregon për këtë pjesë të bukur të jetës së saj, që i ka dhënë më shumë se kënaqësi. Puna e bërë me përkushtim e profesionalizëm do të vlerësohej shumë vite më vonë me disa fletushka lavdërimi apo medalje pune, që një Zot e di se kujt i hyjnë në punë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU