Dereck Walcott: Dashuri pas dashurie

#Ziqian Liu


Ka me ardhë koha
kur, me ngazëllim
do përshëndesësh veten kur t’ia behësh në derën tënde, në pasqyrën tënde
dhe do qeshni ndërsjellë ndaj mirëseardhjes së tjetrit,

dhe të thuash, ulu këtu. Ha.
Do ta duash sërish të huajin që ishte vetja jote.

Blatoji verë. Blatoji bukë. Ktheja zemrën
vetes, të huajit që të deshi
për tërë jetën, të cilin e shpërfille
për një tjetër, që të njeh përmendësh.

Nxirri nga rafti letrat e dashurisë,
fotografitë, shënimet e dëshpëruara,
qëroja lëkurën imazhit prej pasqyrës.
Ulu. Shtroji jetës tënde një festë.

Përktheu: Elvana Zaimi