“A të kujtohet…”, poezi nga Dan Fante

A tё kujtohet ai Hoteli Viktorian
nё Santa Barbara
dhoma e gjumit me njё parzmore tё madhe njёqindvjeçare
dhe kolltuku i mbushur mirё
dhe shenja qё thoshte: “Ruhuni nga macja”

Kur hanim kafjall nё verandё nё mёngjes
tё mbrojtur nga shumё bimё dhe pemё djerёsitёse
bisedonim pёr zotimet tona ndaj shkrimit
artit pёr hir tё punёs
Dhe ti the: “Dashuria nuk ta ka hёngёr shpirtin.”
ndёrsa unё tё thashё: “Do tё tё lёpijё çdokund po qё se mё lejon.”

Paguam
Dhe vozitёm ngadalё buzё detit derisa ktheheshim drejt L.A.

Ende e urreja poezinё time
ama gjuha ime rrinte kutullaç – durueshёm dhe priste
si piton
pёr tё tё shijuar ty.

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

DAN FANTE: RREGULLI I HAMAMTË