Adem Gashi: Ka ardhur dikush sonte

adem gashi antologji atdhedashuri

Ftuar paftuar
dikush sonte ka ardhur në odën e padukshme,
padukshëm, paprekshëm si vetë mrekullia
gjezdis, trazon rrathët e ajrit
pikërisht si ëndrrat e mia.

S’e shoh, s’e prek e ndiej,
e ku preket paforma prej shpirti
që ndrit sa njëqind diej
honeve, mistereve prej labirinti.

Me rëndësi: është, ka ardhur, këtu, tani
unë i jap ngeshëm formën, përmbajtjen që dua,
mjafton që rrëzëllen dashuri
qoftë flutur, bletë, pëllumbeshë
a Grua.

LEXO EDHE: Adem Gashi: Me të dashtë