Adem Gashi: Kam njohur një grua

është pak të them e desha
ose e dua

nga vazo antike m’u bë kristal
që pikon gishtërinjve ngadalë
lot e gjak

është pak
të them e vrava a më vrau
se qe orë a zanë, të them
një gryke mali dalë me m’zanue
qysh zhburrnohet burri për ‘i grue

një grua më ka njohur a më njeh
përtej xhami pa lënë shenjë
shenjte a djallushe
a veç një plagë që dhemb

pas gotës me helm q’e piva me fund
jam jerm a qeshë në gjumë?

ObserverKult


Lexo edhe:

ADEM GASHI: PO S’ERDHE SOT DO TË VISH NESËR