Adem Gashi: Kur nis e sos nata, dita

Poezi nga Adem Gashi

S’ka rëndësi në e dimë a jo ç’është Grenuiçi
ç’janë meridianët e shalqirit të zemrës
a paralelet e fateve që vizatojnë të panjohurat

ç’janë hemisferat e sferës së dheut
me borë e akull e mëngjese boreale në pole
ka pak rëndësi

kur ty të sos nata mua më nis
njësoj si edhe dita me aurora përflakjeje

tash e kuptova ç’domethënë
të jesh Kolombo në gjeografinë e dashurisë

ja që paska edhe njerëz të mirë
që këpusin me dashje fillin e telefonit të mërzisë
kur nata, dita, jotja dhe imja, sos a nis.

ObserverKult


Lexo edhe:

ADEM GASHI: DY RRËFENJA EROTIKE DHE NJË PENG NË XHEP

Ajo e ndjeu ndryshimin e motit midis pragstinës së ftohtë dhe të ngrohtë. Një javë më parë kishte blerë pëlhurën që i duhej për fustan dhe po nxitonte drejt dyqanit të rrobaqepësisë. As u kujtua të shihte mbishkrimin.

U fut brenda dhe pas përshëndetjes “puna e mbarë” (nuk ishte nga ato të muhabeteve tërkuzë), ia tha djalit kërkesën për prerjen dhe qepjen e fustanit.

Rrobaqepësi i mirësjellshëm shënoi emrin e saj në një fletore të kuqe, e vuri lapsin në gojë dhe mori metrin në formë shiriti a fjongoje e zuri matjet nga beli. Qenka goxha belhollë! – tha me vete. Pastaj e hodhi nga të pasmet dhe mbajti shënim masat.

Metri fjongo u zhvillua së poshtmi. Ai rrëshqiti dorën ijëve të saj, barkut dhe mollëzat e gishtërinjve prekën lehtësisht fundbarkun.

Koha u ndal. Sekonda u bë orë. Ajo ndjeu një dridhmë të lehtë që erdhi e iu vizatua në fytyrë dhe i kaloi në kokë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU