HAMGJITJE poezi nga Adem Gashi
(njërës nga ato)
se ku i more dhuntitë prej nimfe
t’i frysh epshëm fjalës e vargut
me shigjeta erosi
asnatasditshëm se si e bën puthje
çdo buzëqeshje
në çarçafët boreal të muzgut
e mekesh tevona asgjallasvdekur
lëngëzim që tret pa gjurmë
gur e dru e hekur
në mos qofsh ujkonja vetë
je sirena që etje hënore sjell
me kurmin prej hamgjitjeje
ndoshta e tëra s’je veçse dehje
në labirintin e pasionit të fshehur
a vrasëse e vetëvrarë
në sytë e burrave të mërdhezur
ObserverKult
Lexo edhe:
ADEM GASHI: VJERSHË E HARRUAR PËR LADY-N
kur ra nata, dikur vonë, shumë vonë
erdhe e trokite në portën që veç ti e di
dhe më the se nuk të pa njeri
(…këtu papritur ra perdja
në skenën me seks dhe erotikë,
të padenjë për të parritur e fëmijë…)
pastaj na çeli agu
ah,
kishte lëvizur Pylli i Dyshimit drejt Pyllit të Fjalëve
dhe ne u gjetëm në Kështjellën e Makbethit
rrethuar skëterrshëm nga ushtarët
pa vrarë as princin as mbretin
Lady
e vetmja ambicie jotja, imja
në mbretërinë e dashurisë ta merrnim pushtetin
tash presim
penën a shpatën
e atij që nuk ka lindur prej gruaje, nëne:
të vritemi o të falemi.
ObserverKult