po e lë kostumin e vjetër
të ëndjeve, shijeve e bindjeve të mia
kaq ishte
bota kërkon diçka tjetër
po zhvishem ngeshëm
siç më ka bërë nënëvuajtja
nëse të tjerët më veshin
me petk solemn të moralit të ri
unë bëhem fëmijë
e shoh një tjetër Unë
sipas masës së tyre
varri megjithatë
do ta pranojë vetëm variantin e parë
me kostumin e papaguar:
qefin të bardhë.