Adem Istrefi: Çamërisë ç’i panë sitë


O zot ç’mynxyrë e ç’barbari qe kjo,
krejt si në Trojë grekët grekçe na therën!
Iku kush iku, të tjerët zjarri i përvëloi.
Rri, o zot, mos fol,
në bri ta kaut s’u fshihka dhembja
dhe as ndër kisha s’u shkruaka historia,
mizori si kjo kujt tjetër i panë sitë,
atje çam i ndyrë, këtej çam i djegur,
vallë veten të bindnim se hak kishim mizorinë?!