Gjithë jetën të varfër do jemi?

Foto ilustrim

Nga Adrian Arial

Ajo e pyeti më thuaj zemër

Gjithë jetën të varfër do jemi?

Jo i përgjigjet

Pi një gllënjkë verë të lirë dhe i thotë

një ditë do të vdesim.

*Titulli i origjinalit : Kuriozitet

Përktheu: Çlirim Qormemeti

adrian arial

ObserverKult

Lexo edhe:

AHMED MORSI: E DASHUR… ÇFARË DO TË BËSH…

*
këngët e mia, e dashur
po hanë njëra-tjetrën
që kur Ti nuk i ha ato
kënga gllabëron këngën
duke u gostitur me mishin e zemrës sime
*
pse gjurmon për kuptimin
e dashur, në këto këngë
zymbylët e kaltër valëzojnë në erë
kjo është fjala e fundit
shpjegimet janë për studiuesit
*
rrëmbeve çdo sekondë
çdo minutë çdo orë
ditë e natë prej meje
Ti nuk mund t’i kthesh
ato nuk janë më të miat
*
mos ëndërro, e dashur
nuk e dimë se ku ëndërrat
do të na shpiejnë: rri zgjuar
mblidh ëndrrat tua së bashku
përgatiti ato për në zjarr
*
kush mund të njohë një tjetër
kush mund ta njohë Veten
Ti humbet – rishfaqesh
si ndonjë krijesë mitike
që prej kohësh mendohej se ishte zhdukur
*
këngët e mia për Ty
janë telegrame të flakura
jasht’ hapësire
vite dritë që do të vijnë
e dashur, Ti do t’i hapësh ato
*
fryma ime është e njohur për Ty
peshku i bardhë që noton
në ujërat kozmike
sa miliona vjet
kanë kaluar, e dashur
*
është peshku i zi
zemra ime kapur për Ty
në një oqean pa emër
e dashur! çfarë do të bësh
hidhe përsëri në thellësi

Përktheu: Çlirim Qormemeti