Adrian Manning: Në ditët si kjo


(Për JQ)

Janë ditët si kjo
Kur dua muzikë pa zë
Libër me faqe të bardha
Dhe art pa kurrfarë forme,
Pa vija dhe pa ngjyra
Janë ditët si kjo
Kur dua orët të ndalen
Rrugët të jenë të boshatisura
Ndërsa qielli të jetë i kthjellët,
Pa re dhe i kaltër

Të mos më shqetësojë asgjë
Kështu që do të mund të shtrija dorën
Dhe të provoja të të arrij
Kudo që të jesh

Përktheu: Fadil Bajraj