Poezi nga Adriatike Lami
Ti loton para meje, lëshon gurë të rrallë,
Për çdo gjë të bukur, tradicionale, përrallë,
Që koha na e dha dhe beftas e ktheu në dritë,
Derisa bashkë u poqëm në një tjetër pritë.
Asgjë nuk është më si më parë, as bardhezi.
Qajmë për çka humbëm. Dhimje me një grusht hi.
Për çka fituam, për çka jemi në vallen e murit,
Ndajmë muzikë madhështore, si në teatrin e gurit.
Nëse do jem më e brishtë dhe shumë më e përsosur,
Jam në këtë moment, kur ti qan dhe hedh lot në oqean,
Si fate a guaca mallëngjimi, që sjellin; shi muzikë dhe pije.
Pas kësaj s’ka më zogj të ulur në bar, po pelikanë dashurie.
Në ikje prej lagunash ku ndërtuan shtëpi të bardha,
Shpuplojnë fjalët që burra e gra thurin në netë magjie,
Çfarë kënge, me zemër të madhe ku fjala është harpë
Dhe dëshirë e panjohur njerëzore në shtëpi dashurie.
ObserverKult
Lexo edhe:
ADRIATIKE LAMI: UNË JAM PUTHJA E JETËS PËR TY I DASHUR…
Unë jam puthja e jetës për ty i dashur,
Kulpër mbrëmjeje mbjellë në kraharorin tënd!
Largoji kohët nga njëra –tjetra, ndale atë tren.
Ëndërro vetëm me mua, jo më me kërkënd.
Oh, sa më pëlqen të jem puthja e artë, i dashur
Të përskuq si lulëkuqe çdo përfytyrim mbi zjarre,
Kur mëngjesi të vijë me mua, zgjeroje atë shtrat,
Kujtesë të mos ketë më, por vetëm të ardhme…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU