Adriatike Xh. Lami: Kur nata bie mbi Prishtinë

Po vjen natë e mbledhun kokël në Prishtinën e freskët,
Fryma m’hapet qiellit e lirë, si një tufë zogjsh, hej zot e zezë,
Gjethet e verdha triumfojnë sa mundin, shkëndijë mbi kryet,
Ato që mbeten tokës, një grua si unë kaq butë i shkel.

Ti nuk e di i dashur çfarë bëj larg teje këtë nëntor,
Dëshira për ty vetvetiu josh edhe burra të tjerë,
Kam shumë për të humbur nëse buloj vrima në borë,
Si kumbullat e kuqe që thahen nën të njëjtin diell.

Çfarë shtjelle shkundet nga pemët si mbi një trup pa jetë,
Pret këndim nga engjët e bardhë, prej bredhash të sapoçelë,
Sa lajme vetijnë dritash të zbehta, gjithë elegancë të etun vetë
Aq sa ijet e femrës anohen si hije në zjarrin që zgafullon në erë.

Nuk dua të zhvishem sonte pa zgjatur ai çast, as për ty
Drithërima më vjen deri në deje pushtim i ri, i pritshëm,
Nuk mundem të shpëtoj nga lëkura ime prej shpirti shkëlqyes,
S’kam asnjë faj, më vesh vjeshta me mall kaq të mahnitshëm.

———————————————————-

LEXO EDHE:

Buqetë poetike nga Adriatike Lami: Pas dashurisë tënde, shkërmoqet çdo ngacmim burri!

Ju ftojmë të lexoni një cikël poezish të zgjedhura nga poetja Adriatike Lami, shkëputur nga libri i saj i fundit me poezi “Tango në prill”, botuar nga “Pegi”, Tiranë.

Tango në Prill

Kërce me mua, ma merr dorën,
Nën hijen e hënës përpimë gjatë.
Kapërtheji këmbët si nëpër pe dëshire,
Zjarr bulëzo, ndiz me bashkën e artë.

Kërce me mua, ashtu, trup më trup,
Ngjitur sa hapi të bëhet njësh, unik,
Të shoh në sy, më drejton thellë syri yt,
Ai është muzikë e kthjellët, muzikë.

Po ç’është ky vallëzim i panjohur më parë,
Që qenia e pranon ashtu krejt rrëmbimthi!?
Më tremb epiqendra e saj e bardhë, e rrallë,
Më çmend sharmi i beftë, pasoja si stuhi dimri…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU