Afrim Demiri: Adami i fundit

afrim demiri poetika e gjithkohshmja anderr çelës gjuha e heshtjes

Poezi nga Afrim Demiri

Vitet e mia të vjerruna
si gjethe të zverdhuna
nga pema e moshës
i merr era e vjeshtës
së parë

Pikëllueshëm i përplasë
në shtegun e pa krye
Dhe mbetem lakuriq
me gjethin e vetëm
të Adamit në trup

Gjymtyrët si degë të thata
lëshojnë hijen e vdekjes
përtej kronit të shterun
si hijen e një kaçubeti
që nuk i frikësohet
askush ma

Stinët stinojnë ciklin e tyne
Unë presë të bie bora
mbi gjethin e vetëm

Të gjithë do të thonë
çfarë vdekje e bardhë
e paska nxanë
Adamin e fundit.

ObserverKult


Lexo edhe:

AFRIM DEMIRI: NANA, ZANA JEME

Nana jeme i ka pasë flokt’
deri te zogu i kambës
Shpeshi lyente me gaz
dhe pastaj unë ia shpupuritsha
me gishta se ju lidhshin fijet
ndër veti

Kisha qef kur lahej ajo
fillova me pëlqye erën e gazit
Trupi i saj m’dukej ma i gazt’
kur i l’shonte flokt’ fundekreje

Vjershat për zanat
i m’sojsha shumëleht’
mendojsha se nana jeme
asht’ njena nga ato…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU