Agim Bajrami: Sa e vështirë të presësh mbrëmjen pa ty

Sa e vështirë të presësh mbrëmjen pa ty.
Sa e vështirë
Ku s’të pihet asgjë dhe sërish nis e pi
Kafen hidhësirë.

Kur përballë dy të dehur drejt teje vështrojnë
Me shikim inatçor
Ti nisesh të ikësh, por këmbët s’pranojnë
Të mbajnë me zor.

Sa e bezdisshme, të rrish këtu me një tjetér
Që s’ngjason me ty fare
Ku çdo fjalë e saj të gërvisht si me kthetër
Dhe të bën për cigare.

Dhe ndërkohë si pa ndjerë, ca djerse
të ftohta të ulen tek balli
Vetmia zakonisht i ka këto simpotoma
Dhe aq më shumë malli.

Sa gri dhe e dimërt, kjo ditë ku ti s’je
Dhe sa mugetirë
Nga qiejt e botës si zjarr një diell nxeh
Por globi ka ngrirë. Sa e vështirë!

ObserverKult

——————

Lexo edhe:

ALBERT KAMY NA MËSOI SESI TË DUHEMI NË DISTANCË