Agim Bajrami: Ti m’u shfaqe sërish këtë vjeshtë…

Unë... gratë

Ti m’u shfaqe sërish këtë vjeshtë
Nuk më përqafove, sa më çike me duar
Unë të kisha menduar, si një gjethe të thjeshtë
Që stina duhej ta kish rrëzuar

Çudi… Ti ishe bërë më e bukur
Më e bukur se atëhere kur të putha
Ka gjethe që se pranojnë idenë e rënies
Dhe kthehen befasisht në flutura.

Ti m’u shfaqe sërish këtë vjeshtë
Kur pritja ime ish larguar me vapën
Doja të të flisja por fjalët mu reshtën
Dhe buzët s’mu hapën

Dhe po të mundja s’kisha “gojë”
Ç’ti thoja unë një gjethje flutur?
Që kurrë s’guxova ta pranoj
Që kish qenë kaq e bukur

As ti s’me fole, se nxitoje
(Fluturat asnjëherë, nuk rrijnë në një vend)
Si për të më thënë me gjysmë droje
Sa i përciptë kam qenë nga mendtë

Ti m’u shfaqe sërish bashkë me vjeshtën
Që une të kuptoj, atë çka s’munda
Jo të gjitha femrat , mund të rrëzohen si gjethet
Por të gjitha, dinë të jenë të bukura!

*Titulli i origjinalit: “Lirikë e harruar vjeshte

————————————-

LEXO EDHE: AGIM BAJRAMI: AJO S’KA FORCË MË TË BUZËQESH

Poezi nga Agim Bajrami

Nuk ishte momenti për të m’i bërë këto foto
(Kjo ēshtē si të më ngacmosh në plagē)
Tashmë qē s’shoh pulëbardha rrotull
Dhe miqtē e mi zogj ndodhen larg

Dhe aq më keq kur mollë e kopshtit
Nga gjethi i fundit dje u zhvesh
Tani mbi të do fryjnë kaq erëra
Dhe ajo s’ka forcë më të buzëqesh

Unë përreth saj zë rrotullohem
Nuk di se ç’fjalë ti them si shok
Një mollë e zhveshur s’është më mollë
Por një kufomë e ngrirë mbi tokë

Më është vrarë dhe mua buzëqeshja
Ndonjëherë mendoj, “jam somnanbul”
Ky ajër i rëndë mbështjellë nga heshtja
Dy sytë e tij cinikë m’i ngul

Nuk duhej të m’bëje aspak këto foto
(Por ti vazhdon të gabosh prapë )
Ka disa çaste që duhet ti harroj me patjetër
Dhe s’kam më qejf, as sytë t’i hap.

*Titulli i origjinalit: “Foto të gabuara”