Agim Bajrami: Ajo s’ka forcë më të buzëqesh

Nuk ishte momenti për të m’i bërë këto foto
(Kjo ēshtē si të më ngacmosh në plagē)
Tashmë qē s’shoh pulëbardha rrotull
Dhe miqtē e mi zogj ndodhen larg

Dhe aq më keq kur mollë e kopshtit
Nga gjethi i fundit dje u zhvesh
Tani mbi të do fryjnë kaq erëra
Dhe ajo s’ka forcë më të buzëqesh

Unë përreth saj zë rrotullohem
Nuk di se ç’fjalë ti them si shok
Një mollë e zhveshur s’është më mollë
Por një kufomë e ngrirë mbi tokë

Më është vrarë dhe mua buzëqeshja
Ndonjëherë mendoj, “jam somnanbul”
Ky ajër i rëndë mbështjellë nga heshtja
Dy sytë e tij cinikë m’i ngul

Nuk duhej të m’bëje aspak këto foto
(Por ti vazhdon të gabosh prapë )
Ka disa çaste që duhet t’i harroj me patjetër
Dhe s’kam më qejf, as sytë t’i hap.

*Titulli i origjinalit: “Foto të gabuara

ObserverKult

——————————————————-

LEXO EDHE:

AGIM BAJRAMI: DUHET TË HARROJA GJITHÇKA TËNDEN…

Do flasim prapë, më the ngadalë
Dhe lëshove lehtë një psherëtimë
Por unë e kuptova se këto fjalë
Ti mi thoje thjesht për ngushëllim

Ndaj përkula kokën i menduar
Ç’mund të bëja tjetër veç kësaj
Kishte ardhur çasti për të shkuar
Dhe unë s’kisha forcë më, të të mbaj

Qiellit dy tre re qëndronin pezull
Duke parë drejt meje me mërzi
Si për të na thënë, se kish ardh vjeshta
Dhe tashmë po pritej vetëm shi

Duhet të harroja gjithçka tënden
Puthjet, zënkat dhe gjithka mes nesh
Unë di ti lexoj shenjat ne qiell
Aq më shumë një vjeshtë që s’di tē qeshë

Do flasim prapë, shqiptove butë
Dhe mbas teje dera u përplas
Era ngrinte pluhur nëpër rrugë
Shiu natyrisht pritej…. më pas.

*Titulli i origjinalit: “Do të flasim prapë!”

————————————–

LEXO EDHE POEZINË TJETËR TË KËTIJ AUTORI: AGIM BAJRAMI: SA E VËSHTIRË TË PRESËSH MBRËMJEN PA TY