Kam dashtë
n’sytë e tu
gjithmonë me e pa
diellin
Mos më i lanë lulet
pa ngohtësinë tënde
Erna
Më ju marr reve t’qiellit
pak pika shiu
T’i ujiti çdo mëngjes
kopshtit të Edenit
E t’ju them yjeve
shndërrisni tokë e det
Se sot po e marrin
ma të mirën nuse
Krushqit janë nisur
udhës së prillit
Më u taku
me rreze t’diellit
Dhe n’këtë tokë
N’sytë e diellit
t’kam pa Erna
se si jeton
me yjet e qiellit
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POETIK NGA ARTI LUSHI: TË KESH NJË ËNDËRR
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Arti Lushi:
9 shkurt 2057
E lë dritën dhe harresën të më joshim me ojnat e tyre.
Dikur isha plak
Sot jam një i ri.
Ëndërrova fatin e një Wakefield
Nga ana tjetër e xhamit
Dhe për një fije desh u marrosa
Po të mos qe për një shkujdesje të ëmbël
Befasimi.
Mbrëmjeve rilexoj autorët që dua dhe Tarot
E herëdokur i përziej nafakat si për dreq.
Bërsi heshtjesh:
Dikur isha nje Po
Sot nje Mos.
Ani de, rëndësi ka shëndeti.
Kukudhë e lugatë e gjejnë hajën gati
E në mëngjes pjatat i laj dhe i thaj
Jo gjithmonë sipas kësaj radhe.
Një herë në javë luaj shah me veten.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult