Agim Doçi përlotet për Manjola Nallbanin, ja çka thotë për të

Këngëtarja e mirënjohur, Manjola Nallbani, ishte së fundi e ftuar në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në programin e “E Diell”, ku ka përjetuar emocione të forta.

Njerëzit e saj më të dashur, familjarët dhe kolegët, përmes materialeve të përgatitura treguan më tepër për artisten shqiptare.

Një ndër ta ishte edhe poeti Agim Doçi, i cili po ashtu u emocionua teksa fliste për Manjola Nallbanin.

“Duartrokitjet janë për Manjolën, që ka lindur e duartrokitur. Më falni për emocionet se unë rrallë herë emocionohem. Të jesh pranë Manjolës është të jesh pranë këngës.

Ajo që ka më shumë rëndësi është se është një këngëtare që e merr këngën, e përvetëson dhe ua vë njerëzve në buzë”, tha poeti i mirënjohur.

Videon mund ta shikoni dike klikuar KËTU:/top chanel

ObserverKult


Lexo edhe:

MANJOLA NALLBANI: IK, TË LUTEM LARGOHU (TEKSTI DHE KËNGA)

Manjola Nallbani: Ik…

Nuk e di sesi ndodhi,
jo nuk ishte pabesi
u takuam papritur,
humbëm krejt në dashuri
një vështrim,
të gjithë qenien ma pushtonte
e dashuruar, të dashuruar
natën mbyllja sytë të përqafoja.

Eja në ëndërr, eja në ëndërr
veç në ëndërr unë e jotja jam
eja në endërr, eja shpirt në ëndërr
jo në ëndërr ne nuk bëjmë mëkat
kam frikë të zgjohem
pse largohesh
le të humbim sado pak të dy
le të humbim.

Ik të lutem largohu
se jam zjarr e mos të djeg
veç në ëndërr afrohu
atje jam unë mbretëreshë
shpirti im
unë e jotja s’mund të bëhem
jo.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult