Agim Poshka: Të kam, s’të kam (Teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Të kam, s’të kam” interpretuar nga Agim Poshka. Teksti dhe orkestrimi i kësaj kënge po ashtu është bërë nga Agim Poshka.

U bënë kaq kohë që po të pres
si nuk më dhe një ditë shpresë,
pastaj ik dhe të vdes,
se pa ty po vdes

si se pata një pikë fat,
kërko ditë e kërko natë,
nuk e bëj gjumin rehat,
oh…jo pa ty

Më pëlqen, të pëlqej,
më gënjen, s’të gënjej
Unë të pres, e ti s’vjen

hajde moj çapkëne
hajde se më çmende,
do t’i them ca gjëra
pse…pse nuk vjen

sonte zemra të kërkon
sonte loti për ty pikon,
mike e zemrës, më mungon
mike pse s’vjen

Si se pata një pikë fat,
kërko ditë e kërko natë,
nuk e bëj gjumin rehat,
o… jo pa ty

Më pëlqen, të pëlqej,
më gënjen, s’të gënjej
Unë të pres, e ti s’vjen

hajde moj çapkëne
hajde se më çmende,
do t’i them ca gjëra
pse…pse nuk vjen.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

SABRI FEJZULLAHU: MOS MENDO SE JAM I LUMTUR… (TEKSTI DHE KËNGA)

Ju ftojmë të ndiqni njërën prej këngëve më të dashura për publikun, “Mos mendo se jam i lumtur”, kënduar nga Sabri Fejzullahu.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Izet Rraci, kurse muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Xhevdet Gashi:

Mos mendo se jam i lumtur,
nëse unë këndoj.
Mos mendo jam me fat,
nëse nuk lotoj.

Gabon shumë mik i dashur,
mbase nuk e di,
se dhe unë di te vuaj,
sikur çdo njeri.

Po kush s’mund ta kuptojë,
çfarë ndjen në brendi,
një zog mali kur këndon
e nuk ka liri.

Nëse në sytë e mi
lot unë nuk kam,
Nuk do të thotë mik i dashur,
se i lumtur jam.

Tekstin dhe videon e këngës mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult