Agim Spahiu: Është tepër e gjatë e diela pa ty…

Është tepër e gjatë e diela pa ty!
S’kam ku ta çoj, s’kam si ta përgjysmoj,
më mundojnë orët, më rëndojnë orët,
dua t’i ndaj dhe s’i ndaj dot,
dua t’i fal dhe s’i fal dot!

Janë vetëm të miat orët
e të dielës së tretë të marsit,
vetëm imja është krejt e diela …

E përqafoj,
e përkëdhel,
e pushtoj me ajër, bar e gjeth, me zogj
e thirrje.

Ah, veç ti mungon, e dashura ime!
Dhe është një ditë marsi mahnitëse,
si fytyra jote – tmerrësisht tronditëse,
një ditë që të pushton si krahët e tu,
një ditë që të thërmon si sytë e tu,
një ditë që të trishton po të jesh vetëm.

Vetëm,
po të jesh vetëm …
Me dëshirë do të vdesësh po të jesh
vetëm.

Pa ty është tepër e gjatë e diela,
s’kam ku ta çoj, s’kam si ta përgjysmoj…
As për të vdekur nuk vdes dot.
o zot!

e diela agim spahiu

ObserverKult

Lexo edhe:

E DIELA E PALMAVE, SIMBOLET DHE KUPTIMI I KËSAJ DITE

Dita e njohur si E Diela e Palmave, e cila shënon fillimin e Javës së Shenjtë, kremton hyrjen e Jezuit në Jerusalem. Simbolet dhe kuptimi i kësaj dite.

E njohur po ashtu si e Diela e Mundimeve të Krishtit, dita shënon fillimin e Javës së Shenjtë, por jo përfundimin e Kreshmës, e cila përfundon të Enjten e Shenjtë.

Ashtu sikurse lexojmë në Ungjillin e Gjonit, dita kremton ardhjen e Jezusit në Jerusalem. “Të nesërmen, turma e madhe që kishte ardhur për festën, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jerusalem, mori degë palmash dhe doli për ta takuar duke brohoritur: “Hosana! I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, mbretit të Izraelit!”. Jezusi, pasi gjeti një gomar, u ngjit mbi të, siç është shkruar: “Mos ki frikë, bijë e Sionit! Ja shiko, mbreti juaj po vjen, i ulur në një kërriç gomari”.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult