Shihem në pasqyrat e mëngjesit, i mbush mendjen
vetes se jam i ri, vesh këmishën e bardhë e dal
në pikëpjekje me ty …
Dal të shoh hapin, fytyrën e çelët,
të ndiej ecjen, vështrimin, përkëdheljen
e ti të therësh si flutur prilli nëpër shtatin tim,
të më japësh kaltri, forcë e besim,
të më japësh zjarr djali
e të më mbash në këmbë – të lehtë të ma bësh
çdo gjendje të rëndë … E pastaj,
e pastaj unë i gjithi të jem dashuri
përqafuar me botën, përqafuar me ty,
i shpenguar si era, i mrekulluar si pema
të sythoj ëndrra e punë të reja …
… Po kur qëllon që s’të shoh dot
pasqyrat më qorrohen, nxihet këmishë e bortë,
më sulmojnë rrudhat, plakja e mosdashja,
mërgon ëndrra, fjala, më mbulon nata.
Plakem një mot kur s’të shoh dot!
ObserverKult
Lexo edhe: