Agim Spahiu: Të lutem, mos më bëj të qaj…

e diela agim spahiu

Më e shtrenjtë se buka, më e pashme se lulja
ishe për mua,
(Sa zor e kam t’i marr nëpër duar, t’i hap
fletët e viteve që shkuan!)
U miqësova me librat dhe heshtjen,
të isha i ditur, i mençur,
fitova krenarinë tënde me pak përhënie,
ecjen dhe përshëndetjen…
Dhe vrapoja të shihja, të thosha një fjalë,
(Ora nuk plakej pa të parë!)
Edhe pantallonat i mbaja në ngjyrën që të pëlqente
për një vështrim, për një buzëqeshje…
Tash që na shtohen thinjat e grindjet
dhe fëmijët rriten,-mendjen atje e mbaj.
Të lutem, mos më bëj të qaj!

*Titulli i origjinalit: Dhe fëmijët rriten

ObserverKult

————————–

Lexo edhe:

NGA VJENA NË KASOLLE, KU BUKA THATË BLIHEJ ME FLORINJ

Pas pushkatimit të topografit Selim Zyma, të akuzuar për sabotim dhe spiunazh, akuza që ai i hodhi poshtë me guxim në sallën e gjyqit, bashkëshorten e tij austriake, Hilde dhe të bijën Ismet, e dëbuan nga shtëpia dhe e çuan në një kasolle të mjerë. Në librin e tij biografik, “Varri i fshehtë”, botim i shtëpisë botuese “MK”, nga është shkëputur kjo pjesë, Petraq Kolevica përshkruan skenën e sekuestrimit të shtëpisë së çiftit Zyma dhe perpicetitë e dy grave për të përballuar jetesën…

Lexo tekstin e plotë KETU