Agim Vinca: Një natë

Agim Vinca

Poezi nga Agim Vinca

Si një shtegtar i vonë që vjen nga larg
Do të të shfaqem një natë në gjumë.
Mos ma mbyll derën me lloz e kanat
Mos më lër jashtë në rrugë.

Do të hyj si somnambul e do të të ulem pranë
Do të t’i përkëdhel flokët në errësirë
E do të të puth lehtë në buzë e në ballë
Kaq. Lamtumirë!

ObserverKult


"Pa lamtumirë", nga Agim Vinca
Agim Vinca

Lexo edhe:

PA LAMTUMIRË… POEZI NGA AGIM VINCA

Të ikësh nga kjo botë e lashtë
Të shkosh cok te rrënjët, bimët.
Kjo është një gjë kaq e thjeshtë
Siç është të ngrënët dhe të pirët.

Të ikësh shpejt, pa lamtumirë
Të fluturosh posi një zog.
Pa u drobitur, pa u vdirë
Për kurrgjësend në këtë botë.

T’ia mbathësh nga ky qytet i pistë
Të ngjitesh lart, atje në kodër.
Pa testament, hoxhë as prift
Si duke luajtur ndonjë lodër.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


AGIM VINCA: KËSHTU FLISTE ZIJADINI

T’m’u bësh të fala edhe gurëve të Veleshtës;
T’m’u bësh të fala e t’i përqafosh.
S’u çmalla kurrë me ta.
Njëherë burgu, pastaj mërgimi.
Kështu fliste Zijadini.

T’m’u bësh të fala edhe gurëve të Veleshtës
e të m’i përqafosh si unë ty. Kështu.
Kam një jetë pa i parë.
Andej burgu, këndej mërgimi.
Kështu flise Zijadini.

Çdo natë i shoh në ëndërr Rrapat
Vakufet, pleqtë, Varret
e meranë te Drini.
(I mjeri unë i mjeri!)
Kështu fliste Zijadini.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult