Agostino Degas: Gratë që duen detin…

Unë... gratë

Gratë që e duen detin, e kanë atë mrendë,
në shpirt.
Ato jetojnë në rryma dhe tallaze të nalta,
tuj alternu përkëdhelje të buta me forcën e pasionit.
Kur janë në stuhi bahen stuhia vetë,
të paparashikueshme, të vshtira me u përballu.
Ato të befasojnë me stuhi të paprituna emocionale,
por kur tërbimi i valëve tkurret ato bahen të amla, të heshtuna dhe mikpritëse.
Ato dinë me të mahnitë me pasuni
që mundesh me i gjetë veç në thellësinë e tyne.
Sepse gratë që duen detin janë shpirtra të stuhishëm
me të cilat do të duesh me jetu përgjithmonë.

Përshtati në shqip Arjola Zadrima

ObserverKult