Hajnrih Hajne: Çdo natën në ëndërr të shoh ty

Atje, majë shkëmbit të lartë, Këndon ëmbëlsisht Lorelai; Dhe petku i shtatit, i artë, Dhe krehri në dorën e saj.

Çdo natën në ëndërr të shoh ty,
çdo natë
Drejt teje vrapoj hareshëm me zë të lartë,
nxitoj,
nxitoj, ty në ëndërr të të kap…

Trishtueshëm me sheh,
e kokën tund,
nga sytë e tu të qelqtë
Lotët lumë…

Fshehurazi në vesh,
diç më thua
N‘prehër një tufë lulesh
harruar

E gjumi m‘del…
lulet s‘janë aty
Dhe fjala që n’ëndërr më the…
mbeti me ty.

Përktheu: Juliana Vogli

LEXO EDHE: Hajnrih Hajne: Mos u frikëso shpirt i bukur…