Dashuria para dhe pas vdekjes, poezi nga Ahmet Selmani

para dhe pas

Dashuria para dhe pas vdekjes
(ose leximi më sytë e zemrës)

Nëse
bie në dashuri
para vdekjes
mos kujtoni se jam çmendur
është mall im i fshehur
si një larvë fluture
të cilin s’mund ta marr me vete
as ta frenoj
as ta flak tutje

nëse pas vdekjes
ringjallem nga urna e dashurisë
dhe bëhem ëndërr e dikujt
nuk jam korrabaçë e frikshmë
as relikt i kalbur në kujtesë
por testament i pashkruar
që mund të lexohet
vetëm me sytë
e zemrës

ObserverKult

Lexo më shumë nga ky autor:

Ahmet Selmani: Pas çdo dashurie

Pas çdo
dashurie të harruar
gjumi
i shëmbëllen vdekjes
së gjallë
pas çdo dashurie
të braktisur
të gjitha udhët bëhen

Kliko KETU për poezinë e plotë

Ahmet Selmani: Kujdes ndaj dashurisë

(ose sa keq që s’është feniks)

Kujdes
ndaj dashurisë
është e brishtë si qelqi
thyhet edhe me një guralec
e bëhet copë-copë
ndaj kurrë mos e lë të vdesë
se pastaj
s’di si ta quash
as gërmadhë

Kliko KETU për poezinë e plotë

Lexo edhe:

Fjalët e Ali Pashës para dhe pas kryengritjes kundër osmanëve

Lexo edhe:

Charlie Chaplin, para dhe pas Hollivudit!

Edhe në ditët e sotme, mbreti i filmave pa zë vijon të na flasë e të na bëjë për vete. Aktor, regjisor, producent dhe kompozitor i filmave të tij, Charlie Chaplin është krijuesi i një vepre universale, artist akrobat, gjithmonë mes të qeshurave dhe lotëve. Rolet e tij si endacak janë të paharrueshme, filmat e tij mahnisnin miliona spektatorë. Gjeni i komikes, Chaplin është me siguri artisti më i kompletuar i epokës së tij. Figurë emblematike politike dhe artistike e shekullit të 20-të, gjeni i parodisë, ai e vuri talentin e tij në shërbim të idealit të drejtësisë dhe lirisë. Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult