Ahmet Selmani: Himn për shqiponjën

para dhe pas ahmet selmani

(ose engjëlli që mbron gjakun)

Shqiponja
është më tepër se një zog
që fluturon në lartësi
është një lloj zoti që i përulem
me përgjërim
është tokë e lashtë sa vetë bota
e ngjizur
është qiell që ka sytë e lirisë
së vërtetë
është qenie që më nxjerr
nga terri në dritë
dhe më jep emër
është rojtare që më zgjon nga kllapia
dhe më këndell
është engjëll që ma mbron gjakun
nga helmi
është burim që ma ushqen kujtesën
dhe s’më le ta harroj veten
pa shqiponjën
jam një askush
që mund të jetoj vetëm nën këpucët
e armikut.