Entela Kasi: Amidah- nëna e atit

?

Mbështjellë nga drita heshtur
me kandillin ndezur shkonte tek bariu
Përherë e quante im zot
Dhe ai zonja ime
Flokët e saj si një kurrorë kallinjsh gruri
Mbështjellë kokës së bukur
Nën dritë yjesh
Ai mbante një kapë të zezë,
Përherë
Të premteve mbramjeve
Të bardhë
Tash është koha të heshtim
Të dëgjojmë
këngët
toka jonë është prej mjalti dhe qumështi
Merri mollët nga duart e nënës
Mos e shqetëso time zonjë
Tash është koha të heshtim
Tri tinguj të tri kohëve thyer.

————————————

LEXO EDHE: REKOMANDIME LEXIMI NGA ENTELA KASI

Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafire shkrimtaren Entela Kasi.
Ja cilat janë tri librat që Kasi u sugjeron të pasionuarve pas leximit.

___________________________

Njeriu i sotëm po ashtu si njeriu i dikurshëm, antik, pavarësisht rangut social të gjendjes është i drejtuar kah leximi i së kaluarës dhe kohëve që jetojmë. Shtysa kah të lexuarit lidhet me përkufizimin e kuptimit të vetë njerëzimit, të mbushur me histori zhvillimesh dhe traumash në lartësimin dhe rrëzimin e shtyllave të humanitetit.
Bota e librit, mbetet një univers i veçantë, krejtësisht i banuar prej shkrimtarësh, titanë të mendimit dhe gjeni të destinuar për të na zbuluar të vërtetat tona tronditëse.

Nga Entela Kasi

Për të folur për tri libra, është pak e vështirë sepse janë më tepër, por në aktualitet këtë çështje do ta lidhja me tri vepra të cilat besoj do të mbeten në pasurinë e botës jo thjesht trashëgimi letrare, por burim për mendimtarë e lexues të së ardhmes.

Librat në një sistem mendimi krijojnë botën e mendimeve, ideve dhe e përkufizojnë të vërtetën e saj në një mënyrë krejt të dukshme, edhe kur ajo ka peshë të rëndë.

Franz Kafka, George Orrwell, dhe Hanna Ardent, të lexuar së bashku me veprat e tyre na sjellin atë çka ndodhi dhe po ndodh me njerëzimin në sistemet totalitare, përgjatë historisë moderne, të kohëve që ende i jetojmë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU