Ahmet Selmani: Kujdes ndaj dashurisë

ahmet selmani observerkult

(ose sa keq që s’është feniks)

Kujdes
ndaj dashurisë
është e brishtë si qelqi
thyhet edhe me një guralec
e bëhet copë-copë
ndaj kurrë mos e lë të vdesë
se pastaj
s’di si ta quash
as gërmadhë
as hi
as kufomë
as varr
sa keq që dashuria
s’është feniks
që mund të ringjallet
nga hiri i vet.