Poezi nga Ahmet Selmani: Madrigal me hënë
(ose pylli i vetmisë)
Hëna
si vetull përrallore
qan heshtaz
në kraharorin e natës
e unë
i struktur në pyllin
e vetmisë
zgjas grushtat
për t’i pritur lotët e saj
si zogj drite
të mos bien në tokë
e dikush
t’i shkelë me këmbë
si mizat.
ObserverKult
—————
Lexo edhe: