Ahmet Selmani: Njeriu që u bë gjarpër

para dhe pas ahmet selmani

Njeriu që u bë gjarpër, poezi nga Ahmet Selmani

(ose kafshimi i stinës së re)

Njeriu me shpirt të kuq
e tradhtoi stinën me ëndrra të bukura
dhe u bë gjarpër

e hodhi lëkurën e vjetër
duke i mbuluar gjurmët e veta
por ajo mbeti si pasqyrë e thyer

tani përderisa po i mbledhim dromcat e saj
për ta ribërë pasqyrën
ai po e kafshon në zemër
edhe stinën e re.

ObserverKult

Lexo edhe:

AHMET SELMANI: PËRRALLA E NJERIUT QË U BË GJARPËR

ahmet selmani gjarper observerkult

(ose gjysma e bishtit nën rrotë e gjysma në trup)

Në stinën e kuqe
njeriu u bë gjarpër
por ia zuri rrota bishtin
dhe kur deshi të ikte
seç u dymend
nëse shkëputej
do t’i mbetej gjysma e bishtit
nën rrotë
e gjysma tjetër në trup
e nëse rrinte
do ta kuptonin të gjithë
se ai ishte gjarpri
që i kishte ngjokur engjëjt
ndaj cilëndo rrugë që ta ndiqte
do të ishte e njëjtë
ai prapë
do të mbetej njeriu i dikurshëm
që ishte bërë gjarpër
por meqë e zuri pleqëria
frikën më të madhe e kishte
nëse do të vdiste si njeri
apo si gjarpër
kështu
zuri krimba në shpirt
duke e brejtur pak nga pak
gjersa s’mbeti asgjë
prej tij.

ObserverKult

lexo edhe:

LASGUSH PORADECI: GJARPËRUSHJA