Ahmet Selmani: Pas çdo dashurie

(ose planeti i lumturisë)

Pas çdo
dashurie të harruar
gjumi
i shëmbëllen vdekjes
së gjallë
pas çdo dashurie
të braktisur
të gjitha udhët bëhen
thikë
pas çdo dashurie
të vrarë
stinët vijnë me këmbë
prej ferri
pas çdo dashurie
të mikluar
me duart e zemrës
krijohet
një planet lumturie
për njeriun.