Ahmet Selmani: Psalm për Ibrahim Rugovën

(ose refuzimi estetik)

Maestro
asgjë s’ka ndryshuar
nga dita kur kalove matanë
vetëm rrugët janë shtruar
me lëkurë njeriu
ku vrapon edhe armiku
me shpejtësi drite
dhe futet në barkun e atdheut
plot vrer e pikëllim
e ne i mbjellim vetëm thonjtë
në trupin e njëri-tjetrit
shijen e kemi prishur krejtësisht
s’na bën pështypja më
as jeta e as vdekja
më duket se çdo gjë që bëjmë
është vetëm refuzim estetik
maestro