Ahmet Selmani: Rebelimi i Rozafës

(ose murosja e burrit)

Unë Rozafa
do t’i thyej dyert e gojëdhënës
e do të dal jashtë saj
sa për ta murosur një burrë të pabesë
dhe pastaj
do ta krijoj një burrë tjetër
që s’di të thurë gojëdhëna
për gratë besnike