Ajo ka Alzhaimer, nuk më njeh! Por e njoh unë. Është Dashuria e jetës sime…

alzhaimer

Burri në fotografi është 85 vjeç dhe çdo ditë shëtit me gruan duke e mbajtur për dore.
Një ditë një djalë i ri e pyeti: Pse gruaja juaj ecën si e hutuar?
Ai u përgjigj: Është me Alzhaimer.
Djali vazhdoi: Po nëse e lini vetëm a shqetësohet?
Burri u përgjigj: Nuk mban mend asgjë. Ajo nuk më njeh prej vitesh.
I habitur djali vazhdoi: Dhe ju dilni çdo ditë shëtitje me të, ndonëse ajo nuk ju njeh?
Burri qeshi dhe duke e parë djalin në sy, iu përgjigj: Ajo nuk e di kush jam unë, por unë e di kush është ajo. Është dashuria e jetës sime.

Web

Përktheu: Elona Caslli

ObserverKult

Lexo edhe:

EDISON YPI: SI TA KUPTOSH QË JE BUDALLA