Filmi “Zgjoi” shfaqet në Festivalin e Filmit në Zvicër

Aktorja kosovare, Yllka Gashi, ndau momente të bukura nga Festivali i Filmit në Zvicër.

Yllka Gashi, tregoi se atje është transmetuar premiera e filmit “Hive”.

Ndërkohë, aktorja kosovare tha se kimemaja ka qenë e mbushur plot. Dhe kështu për të ishte një eksperiencë e paharruar.

Tutje, ajo zbuloi se bashkë ishte edhe me regjisoren e filmit, Blerta Basholli, transmeton ‘rtklive’.

Postimi i plotë i Yllka Gashit:

“Hive” pati premierën e saj zvicerane më 26 shtator në Festivalin e 17 -të të Filmit në Zürich në një kinema të mbushur plot. Ishte një gëzim të ktheheshim personalisht dhe të ndanim historinë tonë. Me një auditor të mrekullueshëm që na mirëpriti ngrohtësisht dhe shijoi filmin tonë!

Ishte një natë e bukur – për t’u mbajtur mend! Dhe duke e ndarë atë së bashku me miken time të dashur, tepër të talentuar shkrimtare/regjisore Blerta Basholli. Muzën dhe frymëzimin tonë pas “Hive” znj. Fahrije Hoti. Producentët punëtorë Yll & Agon Uka, Britta & Thomas nga Alva Film, Aulona Selmani dhe aktorja Aurita Agushi e bënë atë edhe më të veçantë!

Faleminderit të gjithë atyre që na nderuan me prezencën e tyre dhe treguan mbështetjen e tyre ndaj këtij projekti pasioni tonë, faleminderit ZIFF për përzgjedhjen e filmit tonë në një kategori shumë kuptimplotë “Linjat Kufitare” dhe për mikpritjen tuaj!

Faleminderit Beate Steininger që jeni udhërrëfyesi më i mirë i festivalit që dikush mund të kërkojë. Mirësia juaj, energjia pozitive dhe qëndrimi miqësor i dashurisë e bënë qëndrimin tonë shumë të këndshëm! Deri herën tjetër në Cyrih.

—————————————————————————————–

LEXO EDHE: “Zgjoi” hap “Tirana International Film Festival”

Edicioni i 19-të i “Tirana International Film Festival” ose TIFF hapet me filmin “Zgjoi” nga Blerta Basholli. Fitues i tri çmimeve kryesore në “Sundance Film Festival 2021”. Festivalin më të rëndësishëm në SHBA.

Hapja e festivalit bëhet më 24 shtator në kinema Millenium. Dhe do të zhvillohet këtë vit nga data 24 deri më 30 shtator me drejtor Agron Domin.

Në Tirana International Film Festival do të shfaqen 112 filma në kompeticion në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike. Do të jenë 110 filma jashtë kompeticionit me programet speciale.

Ky edicion shënoi një numër rekord aplikimesh prej 2950 filmash nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është ‘Oscar qualifying’. Është një mundësi e madhe për ta të nominohen për “Academy Awards” që do të mbahet për disa muaj.