Al Pacino: Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme!

ObserverKult ua sjell disa nga thëniet e Al Pacinos të thëna në filma, por edhe në intervista të ndryshme:

 “Mbaji miqtë afër … por armiqtë edhe më afër”.

Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim”.

“Kam mësuar të jetoj pa anonimitet. Nuk kam qenë në një dyqan ushqimesh ose metro për vite me radhë, është e vështirë për fëmijët e mi të dalin në publik me mua. Fama është ndryshe tani nga sa ishte 20 vjet më parë – unë nuk e di se çfarë dreqin është ajo tani. Nëse kam një kohë të lirë për të qenë diku pa u njohur, ky po që është luks”.

“Ishte gjyshi im, James Gerardi, që më mësoi dashurinë për punën. Ai bënte çdo lloj pune, puna ishte gëzimi i jetës së tij. Kështu që unë u rrita duke mësuar ta dua punën, është gëzimi i punës ajo që më shtyn përpara në jetë”.

 “Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme”.

 “Politika dhe kri mi janë e njëjta gjë”.

“Unë nuk jam i mangët në miq. Ne të gjithë mund të jemi të zënë në jetën tonë, karrierën tonë, por unë gjithmonë kam kuptuar se njeriu e ka të nevojshme miqësinë”.

 “Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes…Kurrë”.

 “Për çfarë të shërben të rrëfehem nëse nuk pendohem?”.

 “Unë besoj se kam arritur diçka jetën time, e cila është arsyeja pse unë vazhdoj. Për sa kohë që ju keni pasion për artin, vazhdoni të punoni, sepse mosha pastaj bën të vetën”.

ObserverKult

—————————————————————————————-

Lexo edhe:

ROBERT DE NIRO FLET PAS AKSIDENTIT NË SHESHXHIRIM

ObserverKult