Sa dua të t’këndoj, planeta ime,
pa ndihmë fjalësh e as këngësh;
do t’ecja bri teje, plot dashuri,
e do t’i mblidhja lulet e hapësisë sonë:
këtu yll i ri lëvozhge sapo dalë,-
tutje një komet tashmë i arrirë.
Ne lëmonim qenjet tona të afërta;
ka zagarë të butë e lozonjarë
– quhen herë herë meteorë-
që vijnë të pinë dhe në burimet tua,
po dhe në shpirtin tim ka bisha,
që më bëjnë t’jetoj na paqe me frikën
dhe me ty e me trishtimin.
Zgjodhëm vendin ku mosgjëja
është më e freskët, dhe u deshtëm,
ti u bëre njerëzore nga mëshira,
e unë hënëz e gëzuar që të ri përmbi.
I bashkonim ëndrrat tona më të bukura
që ato t’i zhduknin kufitë e rëndë
mes shpritrave dhe zemrave tona. Dhe
të marr me mend se si harton
një vjershë me rrokje prej kodre
e fjalë kaltërie, derisa unë mundohem
të bëhem ekuator shumë i urtë.
Përktheu: Rexhep Ismajli