Alban Bala: Do doja shumë…

Do doja shumë të ta thoja një fjalë
Një fjalë nga ato që s’kanë nevojë për zë
Nga ato që fliten e që dëgjohen në heshtje,
Sado larg të jesh, me lajme krejt të reja
Që dalin nga kujtesa siç del një qeshje…

Do doja shumë të ta thoja një fjalë
E pastaj të heshtja
Siç hesht rrufeja…